I lindur dhe rritur në një nga lagjet më të vjetra të Prishtinës, me thjeshtësinë që e karakterizonte, vjen në një rrëfim mbi jetën, familjen angazhimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës e së fundmi kandidimin për deputet, Florian Dushi.
Dushi në një intervistë dhënë për dokumentarin “Expose” na flet me shumë nostalgji për fëmijërinë dhe jetën e kaluar në lagjen ‘Dodona” të kryeqytetit.
Me shumë emocion na tregon jetën me tre djemtë, Drinin, Bardhin dhe Rronin, bashkëshorten dhe nënen e tij.
“Unë kam lindur në një lagje këtu afër qendrës që njihet si lagjia e Dodonës dhe jam rrit në po të njëjtën lagje. Kam përfundu shkollën këtu dhe natyrisht ka qenë një kënaqësi e veçantë sepse vërtet është një prej lagjeve më të vjetra të Prishtinës, një prej lagjeve më të mira do të thoja ku kemi patur shoqëri jashtëzakonisht të mirë dhe jemi fqinj të vjetër secili njëri me tjetrin madje jo vetëm ne sot por ndoshta i kishim edhe prindërit edhe gjyshërit fqinj të mirë prandaj është një kënaqësi e veçantë e jashtëzakonshme të jetosh në një ambient kur të gjithë tjerët që të rrethojnë i konsideron pjesë të familjes’
‘Familja ime përbëhet nga unë, bashkëshortja ime Elvana, nga tre djemtë e mi që janë Drini, Bardhi dhe Rroni dhe nëna ime që jeton bashkarisht me ne dhe për fat jeton akoma sepse prindi tjetër më ka vdek në vitin 2014”
“Zakonisht baballarët njihen që kanë një rol tjetër në familje, në kuptimin janë pak më të rreptë, më të kufizuar në raporte…. unë jam e kundërta e krejt kësaj ose së paku e dimë se kështu janë sjellë baballarët tanë dhe ata jo ndoshta për ndonjë qëllim të keq por thjeshtë se kanë dasht pafundësisht të jenë të kujdesshëm ndaj nesh dhe të mos i lejojnë asgjë rastësisë. Unë kam tre djem, Drini është tani 19 vjeç, Bardhi 16 vjeç, dhe Rroni veç 7 vjeçar si hareja e shtëpisë. Provoj me qenë jashtëzakonisht i kujdesshëm, djemtë janë të lidhur jashtëzakonisht me mu, në mënyrë të veçantë Drini është i lidhur shumë me mua dhe gjatë gjithë kohës kushdo që e njeh Florianin i njeh tre djemtë por veçanarisht Drinin.Provoj me qenë i kujdesshëm, ndonjëherë iu bëj kompromise pa ma tepër saqë marr vërejtje në kuptimin pozitiv edhe nga bashkëshortja.
Dushi na tha se një mbështetje shumë e madhe gjatë gjithë rrugtimit të tij politik, ka qenë bashkëshortja e tij.
Ai tha se për shkak të angazhimit që ai ka patur, të njëjtës, i është dashur të marrë mbi supe ndonjëherë edhe pjesën e përgjegjësive të tij në raport me familjen
“Jashtëzakonishtt shumë, unë konsideroj që prej kohës prej kur ne jemi bashkë që ka rreth dy dekada, unë jam shumë i sigurtë që në mjaft raste i kam mungu familjes për arsye të angazhimit tim politik sepse angazhimi në politikë kërkon energji edhe kërkon një jetë plotësisht aktive në politikë aq më tepër për me pas mundësi me qendru kaq gjatë në politikë. Ka duru jashtëzakonisht shumë, po e them kushtimisht, sepse ndonjëherë është dashtë të marrë edhe pjesën e përgjegjësive të mia në raport me fëmijët dhe familjen si terësi” tha Dushi në intervistën e dhënë për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.