Showtime

Flori Mumajesi: “Plas” është e atyre që kanë dashuruar dhe dashurojnë vërtetë

12/06/2018 16:50
nga:L I

Pas shumë muajsh i zhdukur nga rrjetet sociale dhe koncertet gjithandej, Flori Mumajesi është rikthyer për të marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike” 2018, shkruan GazetaBlic.

“Plas” titullohet kënga me të cilën Flori po merr pjesë, e menjëherë u pëlqye shumë nga publiku shqiptar, madje ajo po konsiderohet si kënga favorite për të marrë çmimin e parë.

Deri tani kënga numëron mbi 1 milion shikime në Youtube, këngë kjo e punuar e gjitha nga Flori. “Plas” u komentua shumë se i dedikoj tërësisht këngëtares Elvana Gjata.

E në një postim të bërë së fundmi, Flori ka shkruar se tani kjo këngë nuk është veç e tij, por e të gjithëve.

“Kjo kenge nuk eshte me vetem kenga ime… Eshte e gjithe atyre qe kane dashuruar dhe dashurojne vertete”, ka shkruar Flori./GazetaBlic