Showtime

Flori Mumajesi me fjalë të mëdha Shkelzen Jetishin – Xenin

10/09/2019 16:08
nga:L I

Ka një javë që Flori Mumajesi tashmë është bërë i “gjallë”, ku dhe realizoi projektin e Brunos dhe Shkurte Gashit, shkruan GazetaBlic.

Vetëm pak ditë më parë këngëtari mori pjesë në një dasmë ku dhe këndoi për të ftuarit.

Ndërsa tani ai ka publikuar një fotografi me këngëtarin Shkelzen Jetishi – Xenin, për të cilin duket se ka konsideratë të madhe.

“Shpirt njeriu”, shkruan Flori në fotografinë e publikuar.

Sa i përket projekteve të tij, Flori Mumajesi pas një pauze të gjatë, ende nuk ka paralajmëruar ndonjë projekt të ri të tij./GazetaBlic