Showtime

Flori Mumajesi dhe Arilena Ara publikojnë këngën “Doja”

11/19/2019 18:47
nga:L I

Ka disa ditë në media që përflitet për duetin e radhës nga Flori Mumajesi dhe Arilena Ara, shkruan GazetaBlic.

Pas suksesit me këngën “Nallane 2”, dyshja kanë realizuar projektin e dytë së bashku.

“Doja” mban titullin kënga më e re nga Flori Mumajesi dhe Arilena Ara, e cila është realizuar vetëm në audio.

“Doja” është shkruar nga këngëtari Lindon Berisha, ndërsa muzika dhe prodhimi nga Darko Dimitrov.

Më poshtë mund të dëgjoni këngën: