Mbrojtësit të Milanit, Alessandro Florenzit i duhet të operohet pas një problem meniskal dhe mund të humbasë ndeshjen kundër ish-klubit Roma në Serie A.
Mbrojtësi 30-vjeçar Florenzi do t’i nënshtrohet operacionit në gjurin e majtë nesër, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e së mërkurës kundër Atletico Madrid, në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Koha e rikuperimit të tij pritet të jetë një muaj.
Sipas PagineRomaniste, ai mund të humbas edhe derbin ndaj Romës me 31 tetor.
/GazetaBlic Sport/


