Sporti

Florentino Perez shërohet nga Covid-19

02/22/2021 22:06
nga:Lorik J

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është shëruar nga virusi, Covid-19.

Perez ishte infektuar me Covid-19 me 2 shkurt, por pas izolimit dhe terapisë, ka arritur të tejkalojë virusin që ka kapluar botën, përcjell GazetaBlic Sport.

“Real Madrid CF njofton se presidenti ynë Florentino Pérez ka testuar negativ për COVID-19 në dy testet PCR që ai ka bërë në 48 orët e fundit. Florentino Pérez nuk do të udhëtojë në Bergamo për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atalanta, por ai do të shkojë në kampin e Real Madrid nesër për të përshëndetur të gjithë anëtarët e ekipit tonë të parë para udhëtimit në Itali”, njofton klubi madrilen.

/GazetaBlic Sport.