Sporti

Florent Mjeku flet për numrin e madh të transferimeve tek skuadra e Keku-t

01/11/2019 16:53
nga:Ideal

Skuadra e Keku-t këtë sezon bëri një mori transferimesh, me lojtar mjaft cilësor, duke forcuar kështu repartin e mbrojtjes, mesfushës dhe sulmit.

Me transferimi e lojtarëve në të gjitha pozitat ku skuadra e Keku-t kishte çaluar, zyrtarët brenda klubit njoftojnë se Keku do të rikthehet si kurrë me parë, shkruan GazetaBlic.

GazetaBlic ka kontaktuar me drejtorin e skuadrës së Keku-t, se si është e mundur që të transferohen një numër i madh i lojtarëve ku dihet që ‘Elektricistët’ po mendojnë për mbijetesë.

Për të gjitha këto na tregon drejtori is klubit të Keku-t Florent Mjeku:

“Arsyeja e transferimeve të shumta është se ne kemi ardhur në xhiron e 4 në Superligë dhe nuk kishim asnjë mundësi të bëjmë ndonjë përforcim” u shpreh fillimisht Mjeku.

“Dhe kështu ne si klub vendosëm që mos t’i kemi përsëri 16 humbje sepse klubi i Keku-t nuk e meriton këtë”

“Ne si familje duam të jem skuadër e barabartë me klubet e tjera në superligë, kjo është arsyeja e vetme” përfundoi drejtori i klubit Mjeku.

/GazetaBlic/