Sporti

Florent Hadergjonaj udhëton drejt Stambollit, nënshkruan kontratë me skuadrën turke

09/25/2020 09:39
nga:Mergim Rreci

Florent Hadergjonaj është përcajtuar për të ardhmen e tij.

Mediumi turk, Ajansspor ka raportuar se Kasimpasa ka fituar garën për të nënshkruar me mbrojtësin kosovar i cili do të udhëtojë drejt Stambollit për ta finalizuar të ardhmen e tij, përcjell GazetaBlic.

Kosovari, 26 vjeç, ishte në huazim në Kasımpaşa në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar dhe tashmë pritet që plotësisht të nënshkruajë me klubin turk.

Ai poashtu ishte i kërkuar nga gjiganti turk, Besiktas por që vendosi që të ardhmen e tij të ia besojë, Kasimpasas.

/GazetaBlic/