Sporti

Flick: Ne arritëm një fitore të merituar, i lumtur me ecurinë e skuadrës

08/28/2024 09:18
nga:Lorik J

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ishte i kënaqur që skuadra e tij vazhdoi ecurinë e mirë me fitoren e tretë nga tre ndeshjet e La Liga-s, pasi fitoi 2-1 si mysafir ndaj Rayo Vallecano.

“Pjesa e parë e lojës nuk shkoi ashtu siç dëshironim. Ne nuk bëm presion mjaftueshëm dhe nuk ishim shumë të mirë me topin. Në pjesën e dytë, ne e përmirësuam lojën tonë dhe dukeshim shumë më mirë,” tha specialisti gjerman pas ndeshjes.

“Mendoj se arritëm një fitore të merituar dhe të drejtë. U mbrojtëm mirë, por jo në mënyrë perfekte. Rayo është një ekip shumë i mirë dhe ka lojtarë shumë të shpejtë”, u shpreh i kënaqur Flick.

/GazetaBlic Sport