Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka komentuar fitoren pas penalltive ndaj Manchester Cityt në një ndeshje miqësore të luajtur në SHBA.
“Jam shumë i lumtur, bëmë një punë të shkëlqyer. Luajtëm kundër një ekipi të madh me lojtarë fantastikë. Jam shumë i lumtur me lojtarët. Më e rëndësishmja për trajnerin është që ne mbrojtëm si ekip dhe sulmuam si ekip”, tha Flick.
Trajneri vlerësoi performancën e të rinjve të Barcelonës në këtë ndeshje. Flick gjithashtu vuri në dukje se i gjithë ekipi do të mblidhet javën e ardhshme.
Barcelona do të ketë një miqësore më 4 gusht kundër Real Madridit dhe Manchester City do të luajë kundër Chelseat në të njëjtën ditë.
/GazetaBlic Sport