Sporti

Flet zëdhënësi i Dritës: Tifozët duhet të shikojnë ndeshjen nga tribunat e jo nga livadhet

05/17/2018 20:53
nga:Y.K

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës është tema më aktuale në Kosovë për momentin.Prishtina dhe Drita do të takohen të dielën në stadiumin e Besës “Shahin Haxhiislami” me fillim nga ora 16:00, për të zbuluar kampionin e Vala Superligës dhe ekipin që do të na përfaqësojë në para-kualifikimet e Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta Blic

Kjo ndeshje ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm nga futbolldashësit – pasi asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që ndeshja e fundit të përcaktojë fituesin e kampionatit në futbollin kosovar.

Së fundmi është folur që klubi i Prishtinës ka nda vetëm 100 bileta për tifozët e klubit të Dritës “Intelektualët”, por në një prononcim për Gazeta Blic, Gentrit Murseli zëdhënsi i klubit të Dritës ka thënë që tifozët po diskriminohen nga skuadra e Prishtinës.

Ai ka thënë që tifozët duhet të jenë në stadium e jo në livadhe.
“Pjesa e stadiumit që është propozuar për tifozët tanë nuk i plotëson as kriteret minimale për me ndjek një ndeshje futbolli.

E dina  që minimalisht 5% e kapacitetit te stadiumit i takon tifozëve mysafir, kjo do të thotë që tifozët tanë duhet te sistemohen në tribina e jo ne livadhe.

Megjithatë, pa dasht me analizu detaje veç kisha pas qejf  me i’a bë me dije që askush dhe në asnjë mënyrë nuk munden me parandalu festen e “Intelektualeve” të dielën” tha zyrtari i Dritës.

Ndëkohë tifozët “Plisat” priten të jenë në numër masiv të pranishëm në stadiumin “Shahin Haxhislami” për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës Prishtinën./Gazeta Blic

05/24/2018 14:37

Mësohet çmimi i trofeut të Dritës