Lajme

Flet pronari i zyrës së VV-së në Podujevë: Thotë se pasi që ai nuk i lejoi, aktivistët tentuan të hynë në lokal

03/15/2020 15:07
nga:Norë Kelmendi

Pas raportimit të mediave për një përleshje në zyrat e Vetëvendosjes në Podujevë, ka folur edhe pronari i zyrës, Avdyl Salihu.

Avdyl Spahiu, tha për Gazeta Blic, se nuk ka ndodhur asnjë përleshje, duke u shprehur se kanë qenë aktivistë nga Lëvizja Vetëvendosje, ata që kanë tentuar të hyjnë për tubim, brenda në lokal.

Spahiu shprehet, se ai ka sygjeruar anëtarët e VV-së dhe simpatizantët, që mos të hyjnë të gjithë në sallë për shkak të gjendjes aktuale nga koronavirusi si dhe në shenjë të respektimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës, por të njëjtit nuk e kanë dëgjuar, duke tentuar të hyjnë të gjithë brenda lokalit.

Spahiu thotë se një gjest i tillë ka qenë i papranueshëm për të, pasi që në të njëjtën ndërtesë banon ai së bashku me familjen, dhe si pasojë e mos kuptimeve mes vete, kanë thirrur edhe organet e sigurisë, për ti larguar anëtarët e VV-së nga aty.

“Unë e pashë shkrimin te ju, unë dje kam qenë në shtëpi, unë me Bulliqin s’kam pasë kontakt kurrë në jetën time, por disa persona kanë ardhë dhe kanë thanë se kanë tubim, unë ju kam thënë amon hyni një nga një, jo të gjithë pasi i kam fëmijët këtu, dikush i’a ka bërë me kry aktivistëve që me hy të gjithë dhe unë nuk ju kam dhënë leje, për shkak të situatës dhe vendimit të qeverisë, nuk ka pasur asnjë përleshje, vetëm e kemi thirrë policinë për ta larguar turmën, aq është kjo punë”, thotë Spahiu.

Kujtojmë se Bulliqi përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se ai nuk ka qenë fare i përfshirë në përleshje, por as aktivistët e VV-së.

“Së pari, më duhet ta sqaroj që unë nuk jam përfshirë në asnjë përleshje fizike. Së dyti, askush nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është përfshirë në asnjë të tillë me askënd, e aq më pak me pronarët e zyrës ku ne veprojmë. Aksidenti me veturë në të cilin jam përfshirë dje, ka qenë minor dhe ka ndodhur në Prishtinë. Është kaluar me kompromis dhe pa probleme me palen tjetër të perfshirë në të”.

Reagon Shpejtim Bulliqi: Është dezinformatë që jam përleshur me dikë, as që kam qenë në Podujevë në atë kohë