Lajme

Flet polici i njesisë speciale i cili u suspendua pasi dyshohet se u tall me Dimal Bashën

09/16/2025 19:10
nga:Y I

Katër policë të njësisë speciale raportohet se janë suspenduar nga Policia e Kosovës.

Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi, Artan Krasniqi janë policët e suspenduar.

Lidhur me këtë është kontaktuar polici i njesisë specile, Sami Hoti.

Ai në një prononcim për Indeksonline ka konfirmuar se tashmë ai është suspenduar nga Policia e Kosovës.

Më tutje sipas raportimeve arsyeja e suspendimit të katër zyrtarëve policor është bërë për shkak se ata kanë krijuar një grup të mbyllur mes kolegësh dhe kanëbërë shaka me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Mirëpo kjo është mohuar nga ana e Sami Hotit.

”Askush nuk është tallur me askën dhe këto do të vertetohen më vonë” është shprehur Hoti.

Raportohet se janë suspenduar katër policë nga Njësia Speciale, shkak një shaka për Dimal Bashën në një grup të mbyllur