Lajme

Flet personi që i dhuroi tupanxhisë 500 euro për fitoren e Gani Dreshajt

12/20/2017 16:58
nga:anonymous1000144531

Zgjedhja e kryetarit të Istogut kaloi nëpër një situatë dramatike, ku herë dilte i pari kandidati i LDK’së, Haki Rugova e herë ai i AAK-së, Gani Dreshaj, duke përfunduar me fitoren e Rugovës, me një rezultat të ngushtë për vetëm 14 vota.

Ajo që mori vëmendjen e opinionit, ishte edhe festa e AAK’së për fitoren e paqenë të Dreshajt, e cila rrodhi si rezultat i një gabimi në procedim të rezultateve nga ana e KQZ’së, që e nxori atë të parin me 52 vota dallim.

E në këtë festë, interesant ishte edhe bakshishi prej 500 euro që dikush i dha tupanxhiut që po përkujdesej për festën e AAK’së të mbajtur në sheshin e Istogut.

Lidhur me këtë Gazeta Metro, ka arritur të flas me personin që i kishte dhënë bakshishin tupanxhiut istogas. Ruzhdi Mehmet Shatri, që jeton dhe banon në Zvicër, por që në ditën e zgjedhjeve ishte në Istog, ka thënë se ai bakshish prej 500 eurosh nuk ishte kartëmonedhë reale.

“Për hir të së vërtetës, sqaroj opinionin, se unë Ruzhdi Mehmet Shatri, me banim në Zvicër i kam dhënë bakshish tupanxhisë ato 500 euro, që janë paraqitur edhe në media. Por, e vërteta është se ato kanë qenë euro në formë të parave, por letër tualeti, pallomë”, ka thënë Shatri.

Ai ka pranuar se tupanat e bëjnë të ndihet i disponuar, por nuk ka mundësi që të u dhurojë më shumë se sa 5 apo 10 euro bakshish.

11/08/2019 22:35

“AAK’ja parti rajonale”, 13 nga 14 deputetët që siguroi vijnë nga Dukagjini