Flet për herë të parë Bonucci: Falenderoj zotin që nuk isha në “Santiago Bernabeu”
Leonardo Bonuçi, tashmë, është kapiten dhe lider i Milanit. Megjithatë, ai ka një të kaluar të Juventus dhe nuk e fsheh këtë. Shumë prej shokëve dhe miqve të tij edhe në kombëtare luajnë në Torino dhe Bonuçi tregon se si e përjetoi momentur kur Juventus pas 90 minutave magjike u ndëshkua me një penallti në fundin e lojës.
“ Unë mendova se po të isha unë atje do ti kisha humbur instiktet e mia dhe nuk do ti mbaja dot në kontroll. Falenderoj Zotin që nuk më vuri në atë situatë”, shprehet kapiteni Milanit.
Ai gjithashtu gjen rastin të komplimentoi edhe Bufonin. “ Është portieri më i mirë i historisë, padyshim”, përfundoj Bonuçi.