Showtime

Flet për herë të parë nëna e Edona James, tregon historinë familjare dhe raportet me babain e vajzës

11/11/2023 22:32
nga:Sh R

Senzacioni i këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Edona James, ka thyer çdo rekord sa i përket Hashtagut në Tik Tok, me emrin e saj.

Për herë të parë për Prive flet nëna e saj, e cila ka qenë përkrahësja më e madhe e Edonës që ajo ta marrë këtë udhëtim.

“Është shumë e vërtetë, Edona më mori në telefon dhe më tregoi që ka marrë një ftesë për Big Brother VIP Kosova, dhe tha nuk e di a të shkoj, a të mos shkoj. Unë i thashë, Edonë, po, shko, ti ke qenë edhe në emisione të Gjermanisë dhe e di që ia del. Le ta shohin njerëzit si ka qenë puna jote, dhe si është deri sot.” – filloi rrëfimin nëna e Edonës.