Sporti

Flet ndihmës trajneri Vojvoda: Mëkat që Drenica nuk mori një pikë nga përballja me Prishtinën

07/03/2020 22:46
nga:Mergim Rreci

Prishtina ka mposhtur Drenicën në ndeshjen e  xhiros së 28’ në Superligë.

Kryeqytetasit shënuan fitore në minutat shtesë të ndeshjes. I kënaqur nga angazhimi i futbollistëve të tij ka mbetur ndihmës trajneri i Drenicës, Brahim Vojvoda.

Vojvoda tha se është mëkat që futbollistët e tij nuk e fituan një pikë nga ky takim sepse skuadra u paraqit shumë mirë, transmeton GazetaBlic.

“I përgëzoj futbollistët për angazhimin dhe dëshirën e treguar. Është vërtet mëkat i madh që dolëm pa pikë nga kjo ndeshje, ngase e merituam një të tillë. Jam i kënaqur me lojën dhe angazhimin e bërë, kemi ndeshjet e radhës dhe shpresojmë të marrim maksimumin e pikëve”, deklaroi pas ndeshjes Vojvoda për “Super Sport Kosova.

Në ndeshjen e radhës Drenica e pret Ferizajn në “Bajram Aliu”.

/GazetaBlic/