Lajme

Flet Ministrja Haxhiu, e pranon që e morri djalin nga kopshti me veturë zyrtare

03/09/2020 19:23
nga:N.K

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot është bërë lajm kryesor i mediave, ky sipas disa fotografive që kanë qarkulluar në rrjete sociale, thuhej se ajo po e shëtiste djalin e saj me veturë zyrtare, shkruan GazetaBlic.

Por një gjë të tillë po e konfirmon edhe vetë ministrja Haxhiu.

Ajo tha për GazetaBlic se ajo ka shkuar ta marrë djalin e saj në kopsht me veturë zyrtare dhe se nuk e ka shëtitur, duke shtuar se ajo vetë nuk ka leje të vozitjes dhe është në procedurë për ta marrë atë.

Tutje ajo shton se tashmë veturat zyrtare janë në dispozicion 24 orë për qeveritarët.

“Jo se kam shëtitë djalin me veturë zyrtare, s’kam kohë me u shëtitë as vetë e le mo djalin tem, jo jo në fakt po është e vërtëtë unë kam shku sot pas orës 16:00 me marrë djalin në kopsht edhe s’ka pasë kush me marrë, para së gjithash jam edhe nanë, edhe natyrisht që e kam obligim me marrë fëminë prej çerdhes, prandaj e kam marrë, kam shku në ministri prapë e kam vazhdu punën edhe sapo erdha në shtëpi, kjo është e vërteta, ministrat i kanë në dispozicion 24 orë veturat zyrtare, edhe tash unë vet nuk vozis se nuk kam leje të kerrit se nuk e kom marrë hala, jam në procedurë, unë smuj me marrë taksin me shku, mandej me qu fëminë, e me shku prap me kerr zyrtarë, kjo është e vërteta”, tha Haxhiu për GazetaBlic.

Ndërkohë një qytetarë, ka shpërndarë disa fotografi ku shihet Haxhiu duke e futur në veturën zrytare djalin e saj.

https://www.facebook.com/baton.berisha.714/posts/653022985510703

06/09/2020 09:42

Haxhiu: Çfarë i duhet Thaçit gjendja e jashtëzakonshme tash, kur kontrollin e ka mbi pushtetin ekzekutiv?