Lajme

Flet Mensur Safqiu: Kjo është e vërteta e arrestimit tim

05/10/2018 14:20
nga:FL.B

Mëngjesin e sotëm është arrestuar aktori i njohur kosovar, Mensur Safqiu.

Arrestimin e aktorit e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por që nuk kishin dhënë detaje shtesë rreth arrestimit të tij.

Pas lirimit, Mensur Safqiu është kontaktuar nga lajmi.net, meqë rast ka treguar arsyen e arrestimit në mëngjesin e sotëm.

Aktori ka thënë që portalet i kanë lakuar informacionet lidhur me arrestmin e tij, ai shtoi “Aty është deklarata e policisë, tash portalet i kanë shtuar gjërat, i kanë imagjinuar gjërat, nuk është fer bre me cenu jetën e dikujt kështu”.

Për arsyen e arrestimit, Mensuri tha “Ka qenë rruga njëkahëshe edhe në mes të shoferava ka qenë, jo lëshoma, jo s’po ta lëshoj edhe ka intervenu policia domethënë që s’është lëshu rruga edhe pak për mosbindje të policisë, unë tu mendu që kam të drejtë, kaq”

Ndër të tjera, Safqiu tregoi se ka dhënë deklaratën për 40 minuta dhe pastaj është liruar.

Aktori, Mensur Safqiu ishte shoqërua sot në mëngjes në polici dhe është liruar me procedurë të rregullt, ka treguar për “GazetaBlic”, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se arsyeja se pse është arrestuar Safqiu ka qenë mospërfillja e urdhrave të zyrtarit policorë, duke shtuar se ndaj tij është shqiptuar një gjobë trafiku për mosrespektim të shenjave të trafikut.

“Ndaj tij është hapur rasti “mospërfillje e urdhrave të policit”. Është shqiptuar një gjobë e trafikut për mos respektim të shenjave të trafikut, dhe tashmë është liruar në procedurë të rregullt.” – ka thënë Ahmeti për “GazetaBlic”.

“GazetaBlic” ka marrë vesh që shoqërimi i Safqiut për në polici është bërë pasi që disa banorë ishin ankuar se ai e ka bllokuar rrugën njëkahshe me veturën e tij./Lajmi.net/GazetaBlic /

05/10/2018 20:38

Mensur Safqiu tregon pse ndodhi arrestimi i tij ditën e sotme