Lajme

Flet më në fund edhe Ismet Beqiri: Kot e ka VV me linçime, LDK nuk dorëzohet kurrë

03/23/2020 21:07
nga:Gazeta Blic

Ndaj përplasjes ndërmjet Vetëvendosjes e LDK-së, ka reagur edhe njëri nga njerëzit me ndikim të partisë së drejtuar nga Isa Mustafa, Ismet Beqiri.

Ai ka shkruar në Facebook se LDK nuk dorëzohet përballë linqimeve, raporton Gazeta Blic.

Kot e kanë, LDK dhe Kosova janë mbi të gjitha.
Pushteti mbahet veq me partner të brendshëm, e bashkëpunime e partneritet të jashtëm.
Si në çdo vend demokratik, edhe në Kosovë, pushteti me dhunë as nuk fitohet dhe as nuk mbahet.“, tha ai.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq,
Sigurisht që po bashkëndjejmë me të gjithë qytetarët tanë, edhe ne me familjet tona po i kalojmë këto ditë të rënda si edhe shumë qytetarë të shteteve të ndryshme nga pandemia Covid-19.
Shërim sa më të shpejtë të prekurve nga kjo pandemi.

Kësaj gjendje iu shtua edhe kriza politike- qeverisëse, e që LDK me asnjë veprim nuk ka kontribuar për këtë, përkundrazi .

LDK u themelua në vite të rënda, rrugëtuam për 30 vite bashkë për qytetarët tanë dhe me qytetarët tanë.

Na linçuan, sulmuan, maltretuan, plagosën e vranë viteve të 90-ta, na sulmuan, plagosën dhe vranë edhe pas luftës por nuk u dorëzuam KURRË.
Po na linçojnë e sulmojnë edhe tani, emisar e komesar brenda dhe jashtë Kosovës, militant të koordinuar e orkestruar.

Kot e kanë, LDK dhe Kosova janë mbi të gjitha.
Pushteti mbahet veq me partner të brendshëm, e bashkëpunime e partneritet të jashtëm.
Si në çdo vend demokratik, edhe në Kosovë, pushteti me dhunë as nuk fitohet dhe as nuk mbahet.

Shtëpia pa miq nuk mbahet.
Miqësia Kosovë-SHBA e përjetëshme 🇽🇰🇺🇸!

Skender Hyseni: Kuvendet e shteteve punojnë edhe në gjendje lufte, Vjosa Osmani e njeh Kushtetutën dhe do të sillet konform saj