Lajme

Flet Lutfi Haziri: Nuk është koha e ultimatumeve, emri i presidentit kalon nëpër zyrat e LDK-së

12/09/2020 19:30
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar në lidhjes me zhvillimet e fundit politike në vend, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se nuk është tani koha e ultimatumeve.

Haziri ka ripërsëritur se emri i presidentit të ri të Kosovës kalon nëpër zyrat e LDK-së.

“Nuk është kohë e ultimatumeve. As e kushtëzimeve. Koha për dialog të brendshëm për Presidentin, me konstruktivitet. Emri i #Presidentit kalon nëpër zyrat e #LDKsë!”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, sot Gazeta Blic ka raportuar se PDK i ka dhënë ultimatum LDK-së që deri në gjysmën e janarit t’i kthejë përgjigje për mundësinë e bashkëqeverisjes.

Siç ka mësuar Gazeta Blic PDK si kusht për të hyrë në kolicion ka postin e presidentit dhe numrin e barabartë të ministrive me LDK-në.

 

Maliqi: LVV-ja nuk heq dorë nga zgjedhjet, nuk hyn në kalkulimet e Ramush Haradinajt për President!

03/08/2021 22:41

Interpretimi i Enver Hasanit: Fillimisht duhet zgjedhur presidenti, e pastaj Qeveria