Sporti

Flet Gani Sejdiu: Ndeshja ndaj Prishtinës do të jetë shumë e vështirë

05/29/2020 17:54
nga:Mergim Rreci

Futbolli kosovar po rikthehet dhe pritjes së gjatë tashmë i erdhi fundi.

DigitAlb Kupa e Kosovës në futboll i rikthehet të martën e ardhshme aktivitetit të saj pas disa muajve pauzë, shkruan GazetaBlic.

Të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshjet e gjysmëfinaleve, ku takohem Prishtina – Drenica dhe Ballkani – Feronikeli.

Drenica vjen në këtë raund të DigitAlb Kupës pas një fitore të madhe ndaj Gjilanit në çerek-finale me rezultat 2 me 1.

Para kësaj ndeshje të madhe ndaj Prishtinës për GazetaBlicSport, është prononcuar trajneri i kësaj skuadre, Gani Sejdiu.

Sejdiu ka thënë se kjo ndeshje nuk vjen në një momennt shumë të mirë, pasi që futbollistët vijnë nga një pauzë e gjatë dhe natyrisht kjo ka ndikuar shumë në gjendjen e tyre fizike.

Ndeshja ndaj Prishtinës është një ndeshje e vështirë duke llogaritur në cilësinë e kundërshtarit,por edhe në kohën shumë të shkurtër që kemi pasur në dispozicion për ta përmirësuar gjendjen fizike të futbollistëve. Por, pavarësisht kësaj ekipi po punon shumë dhe jemi duke u përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, sukses kishte me qenë nëse nuk e humbim ndeshjen e parë” deklaroi trajneri Sejdiu.

Kujtojmë që Drenica ka një motiv shtesë për këto dy gjysmëfinale, për shkak se është licencuar tashmë për garat evropiane dhe në rast truimfi në DigitAlb Kupë, do ta kishte rastin të paraqitej atje.

Ndeshja zhvillohet nën dritën e reflektorëve, pra të martën me fillim nga ora 18:00.

/GazetaBlic/