Lajme

Flet edhe Agim Veliu pas arrestimit të hetuesit të Krimeve Ekonomike

02/05/2020 23:50
nga:Gazeta Blic

Ministri i ri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Agim Veliu, ka komentuar arrestimin e një hetuesi policor të krimeve ekonomike, në natën e së mërkurës.

Ai ka thënë se nuk beson që kjo është punë e momentit por është diçka që është punuar një kohë të gjatë për atë.

“Ajo është punë e organeve dhe mekanizmave që e luftojnë krimin e korrupsionin për çdo ditë”, ka deklaruar Veliu për Insajderin.

“Është punë e tyre, nuk besoj se kjo është punë e momentit por është diçka që është punuar një kohë të gjatë në atë drejtim”, është shprehur ai.

Hetuesi policor dyshohet se u arrestua duke marrë ryshfet!