Sporti

Flet Driton Kuka pas humbjes së Majlindës: Edhe ajo është qenie njerëzore, jo rrobot

07/12/2019 22:55
nga:Blerim Halili

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka uruar Distria Krasniqin e Nora Gjakovën për medaljet e fituara në Grand Prix të Budapestit, përcjell Gazeta Blic.

Krasniqi e Gjakova u stolisën sot me medalje të argjendta.

Ndërkohë, Majlinda Kelmendi u mposht në gjysmëfinale.

Kuka u shpreh se Majlinda tregoi se edhe ajo është qenie njerëzore e jo robot.

Ky është postimi i plotë i Kukës:

Dy medalje të argjendta!

Distria e Nora sot arritën deri në finale në Grand Prix Budapest!

Kualifikuese për Tokyo 2020!

Në finale Nora humbi nga Kampionja Olimpike Silva e Disi nga Kampionja Botërore 2017 Japonezja Tonaki Funa!

Deri në finale ishin në nivel të lartë dhe kësaj radhe u desh të kënaqen me argjend!

Kampionja Jonë Olimpike Majlinda sot të gjithë neve na tregoj se megjithatë është qenie njerëzore e jo robot!

Pas shkëlqimit në Minsk normalisht që forma bie por orari i garave i pamëshirshëm drejt Lojërave Olimpike 2020 na detyroj të marrim vendim që të marrim pjesë në Budapest përkundër asaj që kjo për performansen e saj ska qenë në kohën e duhur!

Në gjysëmfinale dhe luftë për medalje ishte duke udhëhequr por pesoj ne fund te luftërave!

Tri garuese dy medalje neser Akili e mbasneser Loriana

Sot miniera e “Trepçês “ prodhoj vetëm argjend

Kosova mbi të gjitha …