Showtime

Flet Ceca vetëm pak orë para koncertit në Mitrovicë

12/07/2018 19:22
nga:L I

Këngëtarja Ceca ka dhënë një intervistë për Telegrafin serb për koncertin që do të mbajë të nesërmen në Kosovë, saktësisht në Mitrovicën Veriore, përcjellë GazetaBlic.

Telegraf: Çfarë pritshmëri keni nga koncerti?

Ceca: Si me çdo koncert deri tani. Kjo ishte një ftesë, e shihni se as nuk është reklamuar koncerte apo diçka e tillë… Nuk ishte raportuar as në media që do të performoja, as nuk e dija. Kam marrë një telefonatë dhe pranova. Për fat të mirë, unë jam e lirë këtë të shtunë, përndryshu ju e dini se sa e angazhuar jam unë. Pra, pranova me zemër të plotë për të performuar, jam shumë e lumtur dhe mezi po pres. Nuk mbaj mend kur ishte hera e fundit që isha në Kosovë”, tha këngëtarja.

Këngëtarja u pyet nëse kishte frikë të shkonte në Kosovë, pas gjithë këtyre që kanë ndodhur së fundmi, ajo u përgjigj duke thënë jo.

“Po të kisha frikë nuk do të pranoja”, tha Ceca.

Telegraf: A keni një mesazh për njerëzit tanë në Kosovë?

“Vetëm bashkimi e shpëton Serbinë. Dua që ata të jenë të bashkuar. Situata është e tillë që është dhe unë pres përfundim pozitiv, në çfarëdo rasti. Unë kurrë nuk kam qenë pesimiste, nuk do të jem as tani”, përfundoi ajo./GazetaBlic