Sporti

Flet Armend Dallku para sfidës me Ballkanin, ka disa fjalë për tifozët

02/26/2020 19:01
nga:Lorik J

Të shtunën zhvillohet derbi i javë së 20-të në Superligë ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit.

Ndeshja do të zhvillohet nën ndriçimin e reflektorëve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë nga ora 17:00.

Për para këtij takimi ka folur trajneri i Prishtinës, Armend Dallku.

“Edhe Ballkani nuk bënë përjashtim nga kundërshtarët tjerë. Normalisht ne e kemi analizuar edhe kundërshtarin edhe lojën tonë kështu që nuk është diçka e jashtëzakonshme sepse nuk është ndeshja e fundit që do të vendos gjithçka. Normalisht ne si Prishtinë gjithmonë presim fitore dhe futemi në këtë ndeshje për fitore. Nuk diskutohet unë e kam shprehur edhe më herët domethënë indinjatën time që në ndeshjen kundër Vushtrrisë, kur po shënon gola, po bën një futboll ofensivë edhe që ka qenë kërkesë edhe e tifozëve, ka qenë kërkesë edhe mund të themi edhe i opinionit kosovar edhe prishtinas, sepse Prishtina nuk po krijon dhe tanimë e kemi të kundërtën dhe nuk jemi të kënaqur me shikueshmërinë”, deklaroi Dallku.

Prishtina para këtij takimi renditet e treta me 47 pikë, ndërsa Ballkani i pari me 40 sosh.