Lajme

Flet Agim Veliu pas propozimit që ai të jetë Ministër i Punëve të Brendshme

02/02/2020 18:55
nga:Norë Kelmendi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar për Ministër të Punëve të Brendshme, Agim Veliun, aktualisht kryetar i komunës së Podujevës.

Këtë e ka konfirmuar vet Veliu për Gazetën Insajderi. Ai nuk ka dashur të komentojë më shumë nga mbledhja e kryesisë së LDK-së, mirëpo ka thënë se është propozuar për ministër të Punëve të Brendshme.

“Po, kështu ka vendos kryesia”, ka thënë  shkurt Veliu për Insajderin.

Pas emërimit të tij në postin e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Podujeva do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Pos, Veliut, post ekzekutiv ka marrë edhe Avdullah Hoti, i cili sipas burimeve të Gazetës Insajderi, është propozuar për zëvendëskryeministër të Kosovës.

Ndërsa, mësohet se Anton Quni është propozuar për Ministër të Mbrojtjes, Besian Mustafa për Ministër të Bujqësisë, Hykmete Bajrami për Ministre të Arsimit, Lumir Abdixhiku ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Vlora Dumosh ministre e Kulturës.

Kjo është lista përfundimtare me emrat e ministrave nga LDK në Qeverinë Kurti

03/26/2020 20:40

Konjufca e quan të pacipë mocionin e mosbesimit, thotë se Veliu e mori atë që meritoi