Lajme

Flet Agim Veliu: Nuk jemi afër marrëveshjes, po e presim hapin e Vetëvendosjes

01/10/2020 21:22
nga:Gazeta Blic

Vazhdojnë mospajtimet në deklarime publike Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se nuk janë afër marrëveshjes me Vetëvendosjen për formimin e Qeverisë së re.

Veliu ka thënë se Vetëvendosje po e fton LDK-në për koalicion duke vepruar ashtu siç donë ajo.

Sipas tij, kjo gjë është e papranueshme për LDK-në.

Deputetja e Kuvendit nga Vetëvendosje, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Vetëvendosje dhe LDK janë në një moment kritik të bisedimeve.

Tha se nuk duhet të zhbëhet procesi i negocimit për shkak të postit të kryeparlamentarit.

Ndërkohë, Gazeta Blic ka raportuar për ofertën e LDK-së drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Ofertën e gjeni brenda linkut në vazhdim:

Oferta e fundit e LDK-së për VV-në

06/08/2020 19:36

Veliu riaktivizon Planin e Reagimit Kombëtar