Newcastle, i cili u ble së fundmi nga një konsorcium saudit, po përgatitet të riformësojë skuadrën dhe do të përpiqet të transferojë disa yje nga klube të tjera.
Sipas Sky Sport, skuadra angleze i ka dorëzuar Barçës një propozim prej 55 milionë eurosh për transferimin e gjermanit Ter Stegen, transmeton GazetaBlic Sport.
Portieri gjerman 29-vjeçar ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2025 dhe një klauzolë anulimi prej 500 milionë euro.
Ter Stegen mbërriti te Barcelona në vitin 2014, pasi u nënshkrua nga Monchengladbach për 12 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/


