Lajme

Flasin nga VV: Jemi ne takime intensive, ju njoftojmë sapo të kemi marrëveshje

02/02/2020 09:08
nga:B. D

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës sot janë parë dukë hyrë në Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi për medie nga VV, Arlind Manxhuka, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është në përpjekje intensive për të arritur marrëveshje.

“Kam deklaruar dhe dje qe jemi në takime dhe përpjekje intensive. Sapo te kemi marrëveshje, sigurisht se do t’ju njoftojmë”.

Kujtojmë se sot është një ditë vendimtare për arritjen e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës./klankosova

02/02/2020 14:55

Zëdhënësi i VV-së falënderon të gjithë gazetarët që raportuan deri në arritjen e marrëveshjes VV-LDK