Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, ende nuk ka zyrtarizuar ndonjë kandidat në garën për të parin e kësaj komune, shkruan GazetaBlic.
Kështu ka bërë të ditur për GazetaBlic, kryetari i degës së Vetëvendosjes në Prizren, Artan Abrashi.
Abrashi ka theksuar se ditëve në vijim do të mblidhet kryesia dhe do të vendoset për kandidatin.
“Nuk kemi vendosur akoma. Këto ditë duhet të mblidhet kryesia dhe të vendoset kandidati. Po besoj brenda një periudhe të shkurtë do të vendosim. Kështuqë kur të vij koha do të kemi të qartë kush është kandidati”, thotë Abrashi.
/GazetaBlic
LEXO EDHE: