Lajme

Flasin nga PDK: Tregojnë se a do ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike!

10/05/2020 19:25
nga:Besa Toverlani

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku në një prononcim për GazetaBlic ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ende është me qëndrim të njëjtë për Ligjinin për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Deri më tani e kemi qëndrimin e njëjtë, dhe deri sa të gjejmë gjuhën e përbashkët me të gjitha partitë e tjera në Kuvend ne nuk do të votojmë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonimike , tha Lushtaku.

Ndryshe, LDK sot ka diskutuar në mbledhjen e Kryesisë projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Siç ka raportuar Gazeta Blic, LDK nëse do t’i siguroj votat e PDK-së, atëhetë do ta hedh në votim këtë projektligj, në të kundërtën do ta tërheq nga votimi.

“Nëse nuk ka vota të mjaftueshme, atëherë LDK fare nuk do ta hedhë në votim këtë projekligj”, tha ky burim i Gazeta Blic.Ky burim thekson se LDK beson se PDK nesër do ta mbështes projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten të mbahet seance e radhës plenare, ku për herë të gjashtë paraqitet për votim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

EKSKLUZIVE: Tri pikat që u diskutuan në mbledhjen e LDK-së

12/04/2020 21:07

Haxhi Avdyli: Fajtorë për humbjen e LDK-së në Llap janë Isa Mustafa dhe Agim Veliu