Pas LDK-së, edhe Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj është nën mbrojtje të afërt të Policisë së Kosovës.
Lajmi e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.
Ai ka thënë se kjo është bërë me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.
“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, thotë Abdullahu për Gazeta Blic.
Nga Policia e Kosovës ende nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me këtë çështje./Gazeta Blic/
Policia i merr në mbrojtje liderët e partive opozitare, flasin nga LDK
Flasin nga AAK: Haradinaj ka mbrojtje të afërt prej kohësh, si ish kryeministër i Kosovës