Lajme

Flasin nga LDK-ja pas vendimit të Kurtit: Taksa duhet të hiqet e plotë, reciprociteti të vendoset në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarë

03/15/2020 11:50
nga:Norë Kelmendi

Propozimi i Qeverisë së Kosovës, për heqjen e tarifës ndaj Serbisë, për lëndën e parë, nuk do të ndodhë, shkruan GazetaBlic.

Kjo pasi që sipas, kryeministrit të vendit, Albin Kurti, koalicioni qeverisës ende nuk kanë arritur që të pëputhin qëndrimet e tyre lidhur me këtë çështje.

Kurti sot tha se ai nuk ka arritur ende ta binë Lidhjen Demokratike të Kosovës, për zëvendësimin gradual të taksës me reciprocitet.

Por nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thonë se reciprociteti duhet të vendoset në kordinim dhe bashkëpunim më partnerët ndërkombëtarë.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha për GazetaBlic, se taksa duhet të hiqet e plotë, dhe qëndrimi i LDK-së lidhur me këtë çështje nuk ka ndërruar.

“Qëndrimi i LDK-së është i njejtë, taksa duhet të hiqet e plotë, ne nuk kemi tjetër qëndrim, reciprociteti duhet dë vendoset në bashkëpunim dhe koordimin me partnerët ndërkombëtarë”, tha Gashi për GazetaBlic.

Ideja e Kurtit, krijoi panikë tek bashkëpunëtorët amerikan të Kosovës, ku i dërguari i posaqëm i presidentit Trump, disa herë paralajmëroi Kurtin, që taksa duhet të hiqet e plotë dhe pa reciprocitet.

Madje ditve të fundit, vendit i kishin ardhë mesazhe nga SHBA-ja, se si masë ndëshkimi ndaj Kosovës, për mos zbatimin e këshillave, trupat amerikane, mund të hiqen nga Kosova.

Kujtojmë se qysh pas vendimi të Qeverisë së Kosovës, për heqjen e tarifës ndaj Serbisë vetëm për lëndën e parë, dhe zëvendësimit të saj me reciprocitet, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dalë kundër kësaj ideje.

Madje zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, kishte thënë se LDK-ja nuk rri në një qeveri e cila i prishë raportet me SHBA-në.

06/01/2020 18:59

Qeveria e Kurtit i reagon Gjykatës Kushtetuese: Po bie në kundërshtim me vetveten!