Lajme

Flasin nga LDK: I kemi nga 61-65 vota. Po e presim Gjykatën Kushtetuese, pastaj veprojmë

06/01/2020 13:52
nga:E Sh

Lidhja Demokratike e Kosovës është në pritje të aktvendimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese për çështjen e mandatarit.

Kështu janë shprehur zyrtarë nga LDK-ja.

Deputetja Besa Gaxherri ka thënë për GazetaBlic se derisa nuk ka informatë zyrtare nga partia e saj për mbledhje, mbetet që të presin vetëm vendimin e plotë të GjK-së dhe brenda ditës të takohen.

“Nuk kam ndonjë informatë se do të mbahet sot, jemi duke e pritë edhe zyrtarisht vendimin që të dërgohet nga Gjykata Kushtetuese, tani me vendosë brenda ditës besoj”, tha ajo për Gazeta Blic.

Të njëjtën e ka pohuar edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi.

“Sot s’ka lëvizje sepse s’kemi pranu materialin prej Gjykatës”, tha ai shkurt për GazetaBlic.

E, Gaxherri ndërkaq është shprehur optimiste për votat për Qeverinë e re. Ajo ka thënë se i kanë siguruar, teksa ka përmendur se mund t’i kenë deri në 65 vota.

“Mos me i pas siguru votat nuk ish dashtë me shku në këtë proces. Numrat variojnë, prej 61 deri 65. I kemi të siguruara”, ka thënë ajo./GazetaBlic.

Analisti politik: LDK po blen kohë duke përdorur Gjykatën Kushtetuese deri sa t’i siguroj votat për Qeverinë

09/22/2020 11:20

Mblidhet sot kryesia e Kuvendit të Kosovës