Showtime

Flasin nga klubi ku do të performojë Meda në Zvicër, tregojnë se do të zvogëlohet numri i njerëzve që lejohen brenda

05/29/2020 15:34
nga:L I

Meda është i pari artist që ka paralajmëruar koncertin e tij të parë pas disa muajsh pushimi për shkak të pandemisë, shkruan GazetaBlic.

Pas një jave, më 6 qershor, këngëtari do të performojë në një nga klubet e Zvicrës.

GazetaBlic ka kontaktuar me njërin nga personat përgjegjës të këtij klubi dhe të njëjtit kanë thënë se nuk do jetë si më parë sa i përket numrit të njerëzve.

“S’ka kurrfarë masash tjera nga Qeveria, veçse numri i personave të lejuar brenda klubit do jetë deri në 300 persona”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërsa në Kosovë ende nuk është marrë vendimi se çfarë do të ndodhë me koncertet, mbërmjet tjera muzikore si dhe ahengjet e ndryshme familjare.

/GazetaBlic