Lajme

Flasin nga AKR: Askush deri më tani nuk na ka ftuar për koalicion, ne jemi të gatshëm në çdo moment

04/24/2020 14:26
nga:Gazeta Blic

Sekretari i Aleancës Kosova e Re, Vesl Makolli në një prononcim për Gazeta Blic ka folur për formimin e Qeverisë së re.

Ai ka theksuar për Gazeta Blic se askush deri më tani nuk i ka ftuar në takime për arritje e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.

“Ne deri më tani nuk kemi pasur bisedime për bashkëqeverisje. Askush nuk na ka ftuar në asnjë takim”, tha Makolli për Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se si AKR nuk kanë asnjë kusht për të hyrë në koalicion me LDK- AAK e Nisma.

“Nuk është në rregull që të vendosim kushte në një krizë politike. Kemi qenë çdo herë konstruktiv. Ne jemi për një marrëveshje që është e përshtatshme për të gjithë”, ka theksuar Makolli.

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së: Vesel Makolli
Në fotografi: Vesel Makolli

Në anën tjetër, Gazeta Blic ka raportuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur koalicion me Listën Serbe, për bashkëqeverisje.

Partia e drejtuar nga Goran Rakiq me qeverinë e re do të ketë shumë më shumë pushtet. Pos dy ministrive, kjo parti do t’i ketë edhe dy pozita të larta qeveritare.

Sipas burimeve të Gazetës Blic Lista Serbe dhe LDK janë pajtuar që kjo parti ta ketë një zëvendëskryeministër, 2 ministri si dhe drejtorin e Zyrës për Komunitete në kuadër të Kryeministrisë.

“Ky është dakordimi ndërmjet partive, pritet vetëm të formalizohet kjo marrëveshje”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Siç merr vesh Gazeta Blic, kjo marrëveshje është arritur shpejt, për faktin se janë pikërisht votat e Listës Serbe, që mundësojnë arritjen e shumicës parlamentare, për formimin e qeverisë së re, të cilën pritet ta drejtoj Avdullah Hoti.

Zyrtarisht askush nuk ka dashur të flas për këtë marrëveshje.

Ekskluzive ll Arrihet marrëveshja me Listën Serbe: Zëvendëskryeministrin, 2 ministri dhe Drejtorin për Komunitete do t’i ketë partia e Rakiq

Në anën tjetër, sipas burimeve të Gazeta Blic AAK do t’i ketë katër ministry, derisa Nisma do t’i ketë dy ministri, ndonëse ende nuk janë ndarë resoret ministrore.

Sipas burimeve të Gazeta Blic në takimet që dje kanë pasur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj me të nominuarin e LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti i ka propozuar atij 4 emra për ministra.

”Besnik Tahiri, Selim Selimi, Meliza Haradinaj- Stbulla dhe Blerim Kuçi, janë emrat që i janë propozuar Hotit për të qenë pjesë e kabinetit të tij”, i tha Gazetës Blic një burim i afërt me takimin e djeshëm Hoti- Haradinaj.

Megjithatë, pritet që sot përfundimisht të vendoset për emrat e ministrave dhe për dikasteret qeveritare.

Ndërkohë, Gazeta Blic nga burime brenda AAK-së ka marrë vesh se PSD-së nuk do t’i jepet asnjë dikaster ministror, por megjithatë nuk do të mbetet pa asgjë partia e Molliqajt.

06/01/2020 19:59

AKR’ja do e votojë Qeverinë Hoti!