Cool

Flamuri u dizenjua nga një nxënës: Lexoni 6 fakte të rralla për Amerikën

07/04/2019 12:42
nga:Natyra

Amerika është i vetmi vend në botë që flamurin e vë pothuajse në çdo vend, dhe është vendi më i fuqishëm në botë.

Disa do të thonë se Amerika është vend i madh dhe se ka shumë të dhëna që nuk janë të lehta për t’u kujtuar. Megjithatë, janë disa fakte interesante që duhet t’i dini.

1. 100 hektarë pica shërbehen në SHBA çdo ditë
Në SHBA, pica është ushqimi më  i preferuar i njerëzve. Sipas  Organizatës Tregtare të Industrisë së Picerisë në SHBA, çdo ditë shërbehet  rreth 100 hektarë  pica.

2. Flamuri i SHBA-së është dizenjuar nga një nxënës i një shkolle të mesme.
Flamuri i tanishëm i SHBA-së  është projektuar nga Robert G. Heft. Heft fillimisht krijoi flamurin amerikan në vitin 1958 si projekt shkollor, ndërsa ndiqte shkollën e mesme.

3. Kryeqytet  i Amerikës fillimisht ishte qyteti i Nju Jorkut
Nju Jorku ishte kryeqyteti i parë i SHBA. Qyteti i Nju Jorkut shërbeu si kryeqytet i vendit për pesë vjet midis viteve 1785 dhe 1790.

4. Shtetet e Bashkuara përdorin 18% të energjisë botërore
Sipas statistikave të konsumit të energjisë në vitin 2014, shuma e energjisë që harxhon SHBA është ekuivalente me rreth 18% të konsumit të përgjithshëm botëror të energjisë. Konsumi i energjisë në vend konsiderohet i jashtëzakonshëm.

5. Nuk ka asnjë gjuhë zyrtare
Në praktikë, gjuha kombëtare e Shteteve të Bashkuara është anglishtja. Megjithatë, në nivel federal, nuk ka gjuhë zyrtare. Në të gjithë Amerikën flitet kryesisht anglisht,  ndërsa spanjishtja është gjuha e dytë më e folur  në vend.

6. Shtetet e Bashkuara shpikën internetin
Historia e internetit daton që në vitet 1950 kur u zhvilluan kompjuterët elektronikë. Gjatë viteve të hershme të 1960, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes dha kontrata për sistemet e rrjeteve të paketave. ARPANET ishte rrjeti i parë që do të zhvillohej./gazetametro.net