Lajme

Flamuri në gjysmështizë: Rrëfimet pas tërmetit nga qyteti “fantazmë” sonte në 22:00, në Blic InterView”

11/29/2019 18:11
nga:Gazeta Blic

“Blic Interview” me Astrit Gashin e ka kaluar 28 Nëntorin- Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, në zonat më të prekura nga tërmeti 6.4 ballësh në Shqipëri.

Nga Durrësi me rrethinë përmes pamjeve dhe bisedave të shumta, “Blic Interview” sjellë një dokumentim real dhe shumëkëndësh të dramës njerëzore, që shkaktoi tërmeti më i rendë qe goditi Shqipërinë në 50 vitet e fundit.

Rrëfimet e qytetarëve që arritën të shpëtojnë mrekullisht nga tërmeti, por që banesat ku jetonin ata tashmë janë shembur.

Rrëfime të atyre që udhëtojnë me kilometra në biçikletë për të marrë ndihma në ushqime.

Foto e shkëputur nga emisioni “Blic Interview”

Storie tronditëse ankesash të qytetarëve për kaosin e shkaktuar dhe lënien në harresë nga shtetit.

Ekipet e ndërhyrjes së shpejt të Policisë së Kosovës, shpjegojnë ekskluzivisht për “Blic Interview” si e gjetën Durrësin me rrethinë në momentet e para pas tërmetit dhe çfarë kontribuuan ata në lehtësimin e problemeve.

Çfarë po ofrojnë Drejtoria e Emergjencës e Republikës së Kosovës në ndihmë të sanimit të pasojave nga katastrofa natyrore.

Për çka e falënderon Kosovën, Princi Leka Zogu dhe si është ndjesia e tij për ndjesitë e qytetarëve të zonave të prekura. Leka Zogu flet ekskluzivisht për “Blic Interview”.

Foto e shkëputur nga emisioni “Blic Interview”

A ka nevojë më për ndihma dhe me çfarë duhet të ndihmohet tash Shqipëria si dhe sa i ka bërë bashkë Shqipërinë e Kosovën kjo katastrofë natyrore, sipas Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

“Blic Interview” sjellë në pamje Durrësin, gati 300 mijë banorësh tashmë te boshatisur e gati se qytet fantazmë si dhe perspektivën për ringjalljen e shpejtë të tij.

Foto e shkëputur nga emisioni “Blic Interview”

Një 28 nëntor, një Ditë Pavarësie ndryshe, me dhimbje, mbijetesë e solidaritet mes shqiptarësh dhe jo vetëm, vjen në “Blic Interview”, sonte në ora 22:00, me transmetim në Klan Kosova si dhe online në Gazeta Blic.

12/14/2019 22:11

“VV dhe LDK duhet të kthehen tek parimi i ndarjes së pushtetit, tê dakorduar para takimit të parë zyrtar”