Sporti

Flamuri i Kosovës nuk vendoset në stadiumin e Murcias në Spanjë, emri me fusnotë

3 ditë më parë
nga:G B

Kombëtarja e Kosovës sot nga ora 18:00 do ta ketë ndeshjen kthyese të playoffit kundër Islandës.

Ndeshja do të zhvillohet në Murcias të Spanjës, pasi që stadiumi i kombëtares islandeze është në rinovim.

Të shtunën, “Dardanët” mbërrijnë në Spanjë ku edhe zhvilluan përgatitjet e fundit para ndeshjes së sotme.

Por, flamuri i Kosovës, nuk ishte vendosur në stadiumin ku po zhvilloheshin stërvitjet.

E për më tepër, edhe emri në ekranin zyrtar të stadiumit është shkruar duke i vendosur edhe një fusnotë.

Kjo u bë e ditur nga gazetari i njohur sportiv, Arlind Sadiku.

“Sipas rregullores, UEFA detyron organizatorin, në këtë rast Islandën, që vetëm në ditën e ndeshjes ta vendos flamurin e shtetit mysafir”, tha Sadiku.