Lajme

Flaka Surroi: Kjo është “formula” përfundimtare në arritjen e koalicionit VV-LDK

01/16/2020 23:31
nga:Gazeta Blic

Publicistja Flaka Surroi ka reaguar pas bllokadës ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverisë.

Ajo ka shkruar në Facebook se ka një formulë për ta tejkaluar këtë bllokadë dhe për t’u arritur institucionet, raporton Gazeta Blic.

Zgjidhja sipas saj është që Konjufca jep dorëheqje nga kryeparlamentari dhe në vend të tij vjen Vjosa Osmani.

Dhe presidenti sipas saj, ka kohë të paktën edhe një vjet.

Shënimi i plotë i saj:

Kompromisi siç e shoh unë:

1. Konjufca jep dorëheqje, dhe kryetare e Kuvendit zgjidhet Osmani.

2. LDK nuk insiston për postin e kryetarit të shtetit. Ajo temë zgjidhet në janar 2021.

Kosova para inatit!

Ndërkaq, Isa Mustafa sot në një intervistë për RTK ka theksuar se megjithë mos pajtimet ka hapësirë për koalicion me VV.

“S’mund ta them, s’mund ta prejë sot se a do të ketë a s’do të ketë. Jemi të përkushtuar për marrëveshje, të dy palët. Unë pres dhe shpresoj që këtë mund ta bëjmë dhe do ta bëjmë”, ka thënë ai.

Mustafa i ka quajtur gabime deklarimet e zyrtarëve të dy subjekteve që nxjerrin detaje të negociatave për publikun. “Marrëveshja nuik bëhet pa e ruajtur nivelin”, ka thënë Mustafa.

VV thotë se i mori 75, por ja sa vota mori Konjufca në momentin kur u zgjodh kryetar i Kuvendit!

01/15/2020 09:09

Pas përplasjes ndërmjet Vjosa Osmanit e Agim Veliut flet Surroi: Nuk është hera e parë që “e shkel disiplinën partiake”