Showtime

Fjolla zbulon se çfarë raporti ka me Fifin, shikoni si e quan ajo

11/03/2017 17:59
nga:N S

Të dyja janë ndër emrat më të njohur në skenën muzikore.

Bëhet fjalë për këngëtaret Fjolla Morina e Filloreta Raçin e njohur si Fifi.

Përveç se janë kolege, Fjolla e Fifi janë edhe shoqe shumë të mira. Ato shpesh shihen duke kaluar kohë së bashku.

Së fundmi Fjolla në llogarinë e saj në Instastory ka publikuar video e foto ku shihet së bashku me Fifin ku edhe ka disa fjalë për të.

“Kur them shoqe e ngushtë, e kujtoj emrin tënd”, kishte shkruar Fjolla sipër fotografisë ku shihet së bashku me Fifin.

Kujtojmë se Fjolla është duke punuar në projektin e saj më të ri “Culo”, e cila pritet të publikohet së shpejti. Ndërkohë që Fifi është pjesëmarrëse në “Këngën Magjike” me këngën “Zhurmë”, e cila po pëlqehet shumë nga të gjithë.

 

 

12/14/2017 14:16

Momenti qesharak i Fifit dhe Elhaida Danit (FOTO)