Showtime

Fjolla Morina publikon foto me partnerin: Dashuria nuk është e lehtë, në çdo pengesë ne fituam njëri-tjetrin

10/20/2020 22:18
nga:L I

Ka afër dy javë që Fjolla Morina ndodhet në arrest shtëpiak në Kukës, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja tashmë ka bërë publike edhe lidhjen e saj të dashurisë ku fotografitë dhe dedikimet për të nuk po mungojnë.

Tani ajo ka publikuar një foto me të dashurin e saj, Fisnik Syla, ndërsa ka shkruar fjalët më të dashura për të.

Shkrimi i plotë:

Thone qe “ Ne dashuri fiton kush iken”. Nuk eshte e vertete. Ne dashuri fiton ai/ajo qe rri. Dashuria nuk eshte e lehte! Ne dashuri duhet te dish te ndash dhimbjen, pasjonin, vuajtjet . Ndonjehere dashuria ve ne dyshim gjithcka qe ti ke besuar por kur dashuria eshte e vertet ateher ajo eshte ne gjendje te superoj cdo veshtiresi cdo pengese sepse dashuria fiton mbi gjithcka. Ne ne cdo pengese fituam njeri tjetrin. Te dua🤍 @fisnik.sylaa💎