Showtime

Fjalimi i plotë emocionues i Dua Lipës kur e merr çmimin Grammy

02/11/2019 12:08
nga:Natyra

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa arrit që të fitoj dy çmime ‘Grammy‘, duke hyrë në histori si femra e parë shqiptare që ka marrë këtë çmim, shkruan GazetaBlic.

Artistja nga Kosova ka fituar çmimin për ‘Artistën me të re dhe me të mirë‘, si dhe atë për ‘Këngën me të mirë për zhanrin Dance’.

Lipa, u emocionua shumë për çmimin e marrë, me këtë ka arritur një nga sukseset me të mëdha në karrierë.

Pasi që u prezantua se ajo është fituesja e çmimit ‘Grammy‘, këngëtarja mbajti një fjalim.

Dua ta nis duke thënë se jam shumë e nderuar që jam nominuar mes kaq shumë artisteve të mrekullueshme këtë vit – besoj se këtë vit kemi ecur përpara”, ka thënë ajo duke thumbuar kështu presidentin e Grammys, Neil Portnow, për deklaratën e tij të vitit të kaluar.

Ajo ka falënderuar fansat, familjen dhe ekipin e saj për gjithë mbështetjen që i kanë dhënë.

Dua të falënderoj shumë fansat e mi që më kanë lejuar të jem versioni më i mirë i vetes time. Ju dua shumë”.

Dua të falënderoj ekipin tim që kanë qenë krah meje – që kanë punuar shumë pa u lodhur asnjëherë dhe duke qenë gjithmonë afër meje”.

Dua të falënderoj edhe familjen time që janë këtu sonte me mua. O Zot, jam shumë e nervozuar, e emocionuar dhe mirënjohëse”.

Vajza me prejardhje nga Kosova ka motivuar të gjithë ata që kanë një histori ndryshe se nuk duhet të heqin dorë nga ëndrrat e tyre.

Dua të them se secili që nuk e ka kuptuar sa të veçantë janë që kanë një histori tjetër, një prejardhje tjetër, duhet ta dini që pavarësisht nga jeni, çfarë prejardhje keni ose në çka besoni – mos e lëni një gjë të tillë t’iu ndalojë t’i jetoni ëndrrat tuaja sepse ju e meritoni një gjë të tillë”.

Unë jam një shembull që tregon se mund të bëni çdo që gjë e mendoni – faleminderit shumë’. ka thënë bukuroshja shqiptare.

Për më shumë shikoni videon e publikuar nga Grammy Awards:

/GazetaBlic/ Natyra

61st GRAMMYs Best New Artist

"I want to say thank you to my fans who have allowed me to be the best version of myself" – Dua Lipa after winning the GRAMMY for Best New Artist. #GRAMMYs

Publiée par Grammy Awards sur Dimanche 10 février 2019

Lexo edhe linkun e mëposhtëm

Mesazhi i Dua Lipës pasi fitoi dy çmime “Grammy”: Nuk ka rëndësi nga vini

08/18/2019 08:58

Ndodh edhe kjo, këngëtarja shqiptare feston ditëlindjen e qenit në Ibiza