Sporti

Fjalimi i Lionel Messit në zhveshtore para humbjes 4-0 nga Liverpooli

11/30/2019 10:29
nga:M K

Padyshim njëra nga ndeshjet më të bukura në histori të futbollit.

Gjysmëfinalja e edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve ishte e jashtëzakonshme, pasi Liverpooli, përkundër faktit se u mposht 3-0 në ndeshjen e parë nga Barcelona, në të dytën fitoi 4-0, shkruan GazetaBlic.

Ajo fitore në “Anfield” e dërgoi skuadrën nga ishulli në finale, teksa aty e mposhti skuadrën po nga Anglia, Tottenhemi, për ta ngritur në qiell trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve.

Tashmë, kur kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga ajo ndeshje, janë publikuar pamje brenda zhveshtoreve të Barcelonës para se të fillojë ndeshja, aty ku Messi mori fjalën dhe po i motivonte bashkëlojtarët, në takimin që më vonë doli të jetë më interesanti i dekadave të fundit.

Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme:

/GazetaBlic/

01/15/2020 10:22

Messi rrëfehet për rivalitetin me Ronaldon