Sporti

Fjalimi emocionues i Dalic para vazhdimeve që motivoi lojtarët kroat

07/12/2018 14:51
nga:Lorik J

Trajneri i kombëtares kroate është një nga personat më meritor për triumfin e Kroacisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Ai ka arritur të komponojë mjaft mirë ekipin dhe që nga viti 2017 ai nuk ka humbur ndonjë ndeshje të rëndësishme, shkruan GazetaBlic

Natën e kaluar, Kroacia në krye me Dalic arriti në finalen e Kupës së Botës, falë golit të Mandzukic në minutën e 109’të të takimit.

Pas përfundimit të 90 minutave, Dalic ka mbajtur një fjalim emocionues për lojtarët dhe kjo ka ndikuar që ata të motivohen edhe më shumë, sipas mediave kroate.

Ky është fjalimi i tij:

“Unë u thashë lojtarëve se ne ishim më të mirë dhe se nuk duhet të humbim koncentrimin, u thashë se do të fitonim, por vetëm duke luajtur me topin në tokë dhe jo me topa të gjatë”, u kishte thënë Dalic gazetarëve.

“I dashur Zot, ti sheh gjithçka dhe më ndjek, nuk e di se çfarë është kjo, por asnjë nga lojtarët e mi nuk dëshiron të largohet nga fusha, askush nuk është i lodhur, askush nuk është i lënduar”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

07/22/2018 20:25

Zyrtare: Ozil pensionohet nga Gjermania