Showtime

Fjalët plot dashuri të Teuta Krasniqit për bashkëshortin e saj, Adonisin

05/17/2018 10:31
nga:L I

Teuta Krasniqi është një nga aktoret më të pëlqyera shqiptare, por jeta e saj private ka bërë që ajo të jetë gjithmonë në qendër të mediave rozë, shkruan Gazeta Blic.

Që nga ndarja me këngëtarin, Blero, pastaj jeta e re me Adonisin dhe shtatzëninë e dytë, kanë bërë që ajo të jetë pjesë e shtypit rozë.

Teuta Krasniqi – Kafeneja jonë

Teuta Krasniqi ka vite që është në lidhje me Adonis Morinën me të cilin dhe bashkëjeton, ku dhe kanë një vajzë së bashku të quajtur Kaia.

Dashurinë e madhe që kanë çifti për njëri-tjetrin gjithmonë e shfaqin edhe në rrjete sociale, ku dedikimet nuk mungojnë asnjëherë.

E sot është një ditë e veçantë për çiftin simpatik, pasi ata festojn përvjetorin e lidhjes.

“Dashuria nuk ka të bëjë me sa ditë, muaj apo vite keni së bashku. Dashuria është për sa shumë e doni njëri-tjetrin çdo ditë. Unë bie në dashuri me ty çdo ditë e më shumë. Gëzuar përvjetorin i dashur” ka shkruar Teuta në fotografinë e publikuar ku shihet përkrah Adonisit./GazetaBlic

05/22/2018 13:49

Edhe Teuta Krasniqi përmend martesën, pas dasmës së Princit anglez