Sporti

Fjalët e para të Young si lojtar i Interit

01/17/2020 23:29
nga:M K

Interi nuk e ka ndërmend të ndalet.

Zikaltërit tashmë kanë nënshkruar edhe me futbollistin e deritanishëm të United, Ashley Young, shkruan GazetaBlic.

Antonio Conte dëshiron të luftojë për titull, andaj kjo është edhe arsyeja pse ai po bënë çdo përpjekje të mundshme që në Meazza të zbarkojnë futbollistë me përvojë.

Pas zbarkimit në Apenine, ai u shpreh i lumtur, teksa premtoi angazhim maksimal për ta ndihmuar klubin drejt objektivave.

“Ka qenë ditë fantastike për mua. Është ndjenjë fantastike që jam këtu. Jam shumë i lumtur që tashmë jam pjesë e familjes së Interit”, tha fillimisht Young.

“Mesazhi im për tifozët është se suksesi po kthehet në klub, kjo është edhe aryeja pse jam këtu. Dua të ndihmoj ekipin t’i arrijë objektivat. Shpresojmë që t’i bëjmë ata të lumtur dhe të fitojmë shumë trofe”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

07/20/2018 13:10

Largimet e mundshme nga Manchester United