Sporti

Fjalët e para të Nora Gjakovës pasi fitoi medaljen e argjendtë

06/23/2019 08:11
nga:M K

Nora Gjakova nuk arriti ta rrëmbejë medaljen e artë në lojërat verore evropiane që po mbahen në kryeqytetin bjellorus, Minsk.

Megjithatë, edhe kjo mund të llogaritet sukses, pasi në të njëjtin kompeticion, vitin e kaluar, xhudistja pejane fitoi të bronztën, shkruan GazetaBlic.

Njëra nga sportistet më të mira që ka kombëtarja jonë në sportin e xhudos dhe jo vetëm, humbi në finale nga rusja Daria Mezhetskaia, por angazhimi i saj i pashoq la mbresa tek të gjithë ata që e përcollën meçin.

Pas fitoi medaljen e argjendtë, Gjakova u prononcua për media, teksa në videon e mëposhtme mund ta dëgjoni deklaratën e saj.

/GazetaBlic/

10/24/2019 18:00

Momenti kur Nora Gjakova e përplas për toke xhudisten serbe