Lajme

Fjala: Largimi i flamurit kombëtar, dobësi dhe qyqarllëk i pushtetit

02/14/2018 14:12
nga:M H

Partia Fjala konsideron se “largimi i flamurit kombëtar në Prishtinë është dobësi dhe qyqarllëk i pushtetit aktual qeverisës”.

“Është dobësi ngase për interesa të ulëta politike dhe personale ofendohet identiteti i shumicës shqiptare të Kosovës. Kjo vepër është e ngjashme me veprën e regjimit të Serbisë që para disa viteve largoj nga qendra e Preshevës lapidarin e dëshmorëve shqiptarë të UÇPMB-së”, thuhet në reagimin e tyre, njofton Klan Kosova.

Sipas partisë Fjala, “kjo vepër e largimit të flamurit kombëtar është qyqarllëk ngase po ky pushtet nuk guxon as me mendu e lëre më me largu flamurin e Serbisë i cili valvitet lirshëm në komunat me shumicë serbe në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

“Këtë situatë e bën edhe më të rëndë fakti se pushteti aktual qeverisës në Kosovë përbëhet nga partitë që thirren në emër të UÇK-së, PDK-AAK dhe Nisma. Ne FJALA i bëjmë thirrje pushtetit qeverisës që mos të luaj me ndjenjat tona kombëtare dhe ta respektoj flamurin tonë kombëtar”, përfundon reagimi.

02/15/2018 14:43

VV kërkon kthimin e flamurit kombëtar ‘Te Rrethi’ më 18 shkurt